Rita Ora vishet kuq e zi në Japoni

Rita Ora vishet kuq e zi në Japoni

Showbiz mars 15, 2019 - 16:16
Lexoni detajet

Rita Ora ka zgjedhur të vishet kuq e zi në njërin nga koncertet që mbajti gjatë turneut të saj në Azi.

Rita Ora pas përfundimit të koncertit në Japoni, ka vazhduar me turin e koncerteve në Azi, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka performuar në Osaka të Japonisë, ku u shfaq e veshur kuq e zi.

Ajo kishte veshur një ‘bodysuit’, ndërsa dukej tejet tërheqëse në këtë paraqitje.

“Osaka ishte mahnitëse. Kalova kohën më të mirë dhe kishte plot energji”, ka shkruar ndër të tjera Rita pas përfundimit të koncertit.