Bebe Rexha kritikohet dhe nga nëna e saj

Bebe Rexha kritikohet dhe nga nëna e saj

Showbiz mars 14, 2019 - 08:56

Bebe Rexha nuk është kritikuar vetëm nga babai i saj për këngët, por edhe nga mami. Në një intervistë për AOL-in, këngëtarja shqiptare me famë botërore zbuloi se nëna e saj, Bukurija, nuk ishte dakord me tekstin e një prej hiteve më të mëdha Bebe, “I'm A Mess”, transmeton Gazeta "Zëri".

29-vjeçarja tregoi se nëna e saj e urrente kur fliste hapur për faktin se shkonte në terapi. "Mami im e urreu kur e dëgjoi këngën për herë të parë," -tregoi Bebe.

 "Më tha: Oh, jo, jo, jo, jo. Njerëzit do të mendojnë se nuk të kam rritur ty mirë. Unë ia ktheva, në rregull mami, jemi në 2019-n dhe është normale të ulesh e të bisedosh me dikë që nuk është i njëanshëm dhe nuk di asgjë për ty. Është në rregull të kujdesesh për veten, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Njerëzit kanë frikë të kujdesen për veten në këtë mënyrë, sepse nuk duan të gjykohen".

Bebe Rexha gjithmonë ka folur hapur për problemet që e shqetësojnë dhe kënga e saj “I'm A Mess” i referohet problemeve psikologjike dhe trajtimeve te psikologu. Së fundmi Bebe Rexha hasi probleme edhe me babanë e saj, i cili e kritikoi ashpër për videoklipin e hitit të saj të fundit “Last Hurrah”./ZËRI

 

Në një intervistë për AOL-in, këngëtarja shqiptare me famë botërore zbuloi se nëna e saj, Bukurija, nuk ishte dakord me tekstin e një prej hiteve më të mëdha Bebe “I'm a Mess”.