Naim Abazi minimizon veprimtarinë humane të Halil Kastratit

Showbiz February 22, 2019 - 21:41
Lajmet nga showbizi

Këngëtari Naim Abazi ka thënë se ai dhe gruaja e tij po ashtu këngëtare, Mihrije Braha, kanë ndërtuar dy shtëpi për skamnorët me paratë e tyre, ndërsa thotë se hoxha Halil Kastrati ndërton shtëpi me paratë e të tjerëve.

Në emisionin Mirage, Naim Abazi ka folur për këndimin që bën ai dhe Mihrija në dasmë të një hoxhe në Shkup, teksa ka thënë se në Kuran nuk shkruan se është gjynah me këndu e festu për ditëlindje.

“Nëse kundërshtarët fetarë me trurin e tyre marrin vendime dhe guxim për të shkruar diçka që s’dinë me mbrojt, atëherë si shoqëri, duhet të shkojmë hapit të perëndimorëve. Respekt deri në qiell për hoxhën Halil Kastrati. Ai ndërton shtëpi me para të të tjerëve, e ne ndërtojmë shtëpi me para tonat. Hoxha i Shkupit që i kemi kënduar ne e ka shëruar një djalë me paratë e veta, s’ka krahasim këtu”, ka thënë Naim Abazi.