Anulohet dasma e djalit të Sali Berishës

Showbiz February 22, 2019 - 09:54
Lajmet e fundit nga showbizi!

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media që në fillimet e lidhjes së tyre e deri më sot.

Muaj më parë u përhapën fjalë se Armina dhe Shkëlzeni do martohen. Madje Armina tregoi se e kanë bërë në plan dhe u tha se çifti do e bëjnë dasmën këtë vit.

Mirëpo e ftuar sot tek “Rudina”, Armina tregoi se dasma nuk do bëhet këtë vit dhe ka një arsye të fortë për këtë.

“Nuk dua ta bëjmë dasmën këtë vit. Nuk do të ndodhë, sepse kam lexuar diku për tersin e viteve dhe dua të jetë një vit çift”, është shprehur Armina.