E djegin Hollivudin me trupin e tyre seksi

Showbiz February 22, 2019 - 08:18
Lajmet e fundit nga showbizi!

Ato janë temë e lakmisë për shumë femra në mbarë botën, ndërsa meshkujt thjesht i adhurojnë. Nëse i shikoni fotot e tyre nuk është vështirë të vini në përfundim se pse është kështu. Ato kanë trupat më seksi në Hollivud dhe me krenari i theksojnë ato, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Megan Foks menjëherë pasi ka filluar të paraqitet në skenë, e ka tërhequr vëmendjen e medieve dhe publikut me pamjen e saj të jashtëzakonshme. Revista “Fitness” i ka shpallur vithet e yllit të filmit "Transformers", si më të bukurat në botë.

Dhe ajo shpesh e pëlqen t’i nxjerrë në pah vithet e saj, sidomos kur është pranë plazhit. Nicole Scherzinger në vëmendjen e publikut botëror ka arritur në vitin 2005, si këngëtarja kryesore e grupit muzikor “Pussycat Dolls”. Që nga atëherë, Nicole e ka sprovuar veten edhe si soliste, por ajo që ka mbetur e pandryshuar tek ajo, është statusi i seks-simbolit që e gëzon.

Gisele Bundchen është supermodelja më e paguar e të gjitha kohërave dhe për të ardhur deri te ky titull prestigjioz në punën ku pamja e përkryer është gjithçka, Gisele ka investuar shumë mund në ushtrimet e përditshme, shkruan më tutje "Zëri". 

Dy ditë në javë, ajo i ka të rezervuara për jogë, ndërsa pesë ditët tjera, për ushtrime kardio. Brooklyn Decker famën e saj e ka arritur pikërisht falë formave jashtëzakonisht seksi të trupit.

Dhe cila femër nuk do të dëshironte të ishte sikur Brooklyn. Falë pamjes së saj atraktive, ajo ka arritur të depërtojë mjaft mirë edhe në Hollivud.

Këngëtarja Fergie një kohë të gjatë ka luftuar me sëmundjet e varësisë, ku në një rast kishte deklaruar se marrja me muzikë ia ka shpëtuar jetën. \Por periudha e vështirë nëpër të cilën ka kaluar, e ka shtyrë bukuroshen që të ushtrojë dhe të hajë shëndetshëm, prandaj Fergie sot konsiderohet si njëra nga yjet më seksi në skenën muzikore. /ZERI

Image 
Image 
Image 
Image