Bebe Rexha sjell hitin e radhës

Showbiz February 21, 2019 - 20:34
Lajmet e fundit nga showbizi!

Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “Last Hurrah”.

Këngëtarja shqiptare shfaqet në disa skena puthjesh me femra e meshkuj, duke e konsideruar këtë natë si “çmendurinë” e fundit para se t’i kthehet normalitetit.

Në tekst flitet për fundjavën e fundit ku do të konsumohet drogë, cigare, alkool dhe çdo gjë do të jetë si më parë. Bebe ka guxuar të tregojë edhe strijat në të pasme, të cilat shumë vajza i kanë kompleks.

Këngëtarja tregon shpesh herë se e do trupin e saj dhe këtë e ka bërë dhe në klipin e fundit që pritet të jetë suksesi i rradhës për të.