Dj Dust: E lashë Encën për të punuar me Taynën

Showbiz February 20, 2019 - 21:21
Lexo tjera detaje

Dj Dust është një prej Dj-ve më të njohur në Kosovë. Ai ndër vite ka punuar me shumë artistë të famshëm. Në një intervistë për Lajmi.net ka treguar rreth eksperiencave të tij me disa prej artistëve shqiptarë. Aktualisht ai është duke punuar me Taynën, e disa detaje se si erdhi deri te ky bashkëpunim i zbulon në intervistën më poshtë.

Kur keni filluar të mirreni me punën si Dj dhe pse zgjodhe këtë profesion?

Në vitin 2013 kam filluar të merrem me këtë punë, ka qenë ëndërra e fëmijërisë sime , kjo ka qenë arsyeja që e kam zgjedhur këtë profesion, që ëndrrën time ta bëj realitet.

Kush ka qenë artisti i parë që ke bashkëpunuar?!

Artistja e parë që kam bashkëpunuar ka qenë Kida, edhe ajo ka qenë në fillim të karrierës së saj, për këtë arsyje ka qenë një eksperiencë e mirë për mua dhe për të.

E dimë që keni punuar edhe me Encën, a na tregon si ka qenë eksperienca me të, cilat ishin kërkesat e saj në punë dhe pse jeni ndarë?

Po, pas një bashkëpunimi afër 1 vjet me Kidën, fillova të punoja me Encën. Me të kam punuar rreth 2 vite. Kërkesat e saj kanë qenë që punën që e bëjmë të jetë serioze dhe profesionale. Në përgjithësi kemi kaluar shumë mirë në dy sezona gjatë koncerteve me hitin “Bow Down”. Nuk ka ndonjë arsyje të madhe për ndarjen, thjesht doja të bashkëpunoja me Taynën.

Si erdhi deri te bashkëpunimi me Taynën që sot je DJ i saj personal?

Nisja e bashkëpunimit me Taynën ka qenë shkaku i Rinorit menaxherit të Taynes. Rinorin e kam mik të vjetër dhe një arsyje tjetër ishte se prej se ka dalë në skenë Tayna më ka pëlqyer stili i saj.

Sa është e vështirë të punosh me Taynën?!

Me Taynën është shumë e lehtë të punosh sepse kemi mendime dhe vizion të njejtë, ndoshta edhe pse jemi nga i njëjti qytet hahaha.

Cilën këngë të saj po e pëlqejnë më shumë publiku gjatë performancave në diskoteka?!

Të gjitha këngët i presin shumë mirë publiku por pikerisht “Columbiana” dhe “Shqipe” janë këngët që e dhezin atmosferën në klube shkaku se janë këngë më ritmike, por edhe të gjitha këngët tjera të Taynës publiku i këndon gjithmonë bashkë me të.

 

Last Nightë @duplexclub ë @tayna.sh ë @friends.ent

A post shared by DJ DUST (@djdust) on