Edhe Era Istrefi me një foto të veçantë e uron 11-vjetorin e Pavarësisë

Showbiz February 17, 2019 - 18:46

Era Istrefi është një tjetër artiste nga Kosova me famë ndërkombëtare, e cila e lindur dhe e rritur në Prishtinë, arriti që me artin e saj të tejkalonte kufijtë shqiptarë.

Në Kampionatin Botëror të vitit 2018, ajo u bë këngëtarja e parë shqiptare që këndoi himnin e evenimentit më të madh në botën e futbollit.

Performanca e Erës në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith, ajo interpretoi këngën ” Live It Up”, e cila u bë hit i madh botëror.

Ndërsa e gjithë kjo kulmoi me performancën e 24-vjeçares në Luzhniki Stadium në Rusi, në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror, ku edhe u zhvillua finalja e madhe.

Derisa i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me interpretimin e saj në skenën e madhe krahas dy yjeve të famshme, Era u kujdes që më pas në stadiumin Luzhniki ta bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Dhe pikërisht atë fotografi, këngëtarja e popullarizuar e ka shfrytëzuar për ta shoqëruar urimin e saj për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë”, ka shkruar Era duke e uruar vendin e saj për 11-vjetorin e shpalljes shtet.

View this post on Instagram

Happy independence day Kosovoë #11

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

">http://
View this post on Instagram

Happy independence day Kosovoë #11

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on