Rita Ora sjell imazh me flamurin kuq e zi dhe plis në kokë (FOTO)

Showbiz February 17, 2019 - 17:56
Lexo Detajet

Rita Ora ka risjellur një imazh nga fëmijëria për të treguar dashurinë që ka për vendlindjen.

E veshur me një jelek me flamurin kombëtar kuq e zi dhe plis në kokë, Rita shihet në moshën e fëmijërisë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, më herët gjatë ditës Rita ka bërë një urim për festën e 11 vjetorit të pavarësisë.

“Urime dita e pavarësisë Kosovë. Shkëlqe çdo ditë. Unë xhirova videon për “Shine your light” në vitin 2012, një nga kujtimet më të mira. Të dua shumë”, kishte shkruar Rita.

Image

Image