Shtatzënë për herë të pestë

Showbiz February 15, 2019 - 11:05
Lexo Detajet

Ish-manekinia e famshme gjermane Heidi Klum 45-vjeçare, e cila javë më parë është fejuar me këngëtarin Tom Kaulitz, edhe pse ai është 17 vjet më i ri, supozohet se është sërish shtatzënë, shkruan gazeta "Zëri".

Nëse këto pohime konfirmohen, për Heidin ky do të jetë fëmija i saj i pestë, por i pari me Kaulitz. Për shtatzëninë e saj ka folur disenjatori gjerman Wolfgang Joop, i cili me Hedin është në jurinë e shout “Germany's Next Top Model”, ndërsa edhe pse çifti nuk e ka mohuar dhe as konfirmuar lajmin, fansat në rrjetet sociale tashmë po mendojnë për gjininë e fëmijës dhe gjetjen e emrit.

Është interesant se çifti e ka shpallur fejesën pas vetëm 8 muaj romance, edhe pse Heidi kishte deklaruar se më nuk do të martohej kurrë pas dështimit të dy martesave dhe dy fejesave.