Për rolin e striptezes heq dorë nga ushqimi i preferuar

Showbiz February 15, 2019 - 09:25
Lexo Detajet

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka befasuar publikun gjatë pjesëmarrjes në shoun televiziv “The Ellen Show”, të udhëheqëses Ellen DeGeneres, duke thënë se për dhjetëra ditë do të heqë dorë nga ëmbëlsirat, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për rolin e striptizes në filmin i cili së shpejti fillon të xhirohet, shkruan gazeta "Zëri".

Jennifer për këtë hap ka vendosur pasi e ka këshilluar trajneri i saj personal, ndërsa për t’ia lehtësuar situatën në këtë aventurë afatshkurtër i është bashkangjitur edhe i dashuri i saj Alex Rodriugez. “Nuk e bëjmë këtë shpesh, por tani po përgatitem për xhirimin e një filmi të ri në të cilin do të paraqitem në rolin e një valltareje erotike. Supozoj se kostumet do të jenë të hapura, prandaj po e përgatiti trupin për këtë. Trajneri më ka sugjeruar që të bëjmë diçka të re, sepse unë edhe ashtu ushtroj shumë dhe bëj jetë shumë të shëndetshme”, ka deklaruar Jennifer.

Bukuroshja e ka pranuar se i adhuron ëmbëlsirat, por pas ndërprerjes së konsumimit të tyre ka vërejtur ndryshime në trupin e saj në formën e dhimbjeve të shpeshta të kokës, duke e kuptuar se sa është e varur ndaj sheqerit.

Diva e famshme latine këtë vit do të festojë përvjetorin e saj të 50-të, mirëpo edhe pse është në prag të dekadës së gjashtë, ajo insiston se ndihet dyfish më e re. “Do ta festoj datëlindjen në skenë. Datëlindjen e kam në korrik, prandaj në qershor dhe në korrik do të jem në turne. Do të quhet ‘Festa ime’ dhe do të kem mes 25 dhe 28 koncerteve në SHBA”, ka rrëfyer Jennifer, shkruan "Zëri", përcjell zeri.info.

Në anën tjetër kur është pyetur se cila është pjesa e preferuar e trupit e të dashurit të saj, Alex Rodriguez, bukuroshja pasi është menduar për pak kohë, duke qeshur ka deklaruar se janë duart e tij, derisa Ellen i ka thënë se pjesa më e preferuar e saj në trupin e Alexit është penisi i tij, çka ka bërë që të shpërthenin të qeshurat në studio.

Image

Image

Image

Image

Image