Jennifer Lopez super seksi edhe për 'Shën Valentin'

Showbiz February 14, 2019 - 22:32
Lexo detajet!

Jennifer Lopez (49) ka mahnitur të gjithë pasi që është paraqitur me të dashurin e saj A-rod, mes trëndafilave, çokollatave dhe ëmbëlsirave për Ditën e Parë të Shën Valentinit.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez e shohin Ditën e Shën Valentitnit si shumë seriozisht.

Ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live!” në Hollywood të mërkurën në mbrëmje, ku 49 vjeçarja dhe ylli i “World of Dance” janë shfaqur bashkë me lojtarin e bejsbollit, 43 vjeçar derisa kanë kaluar këtë ditë së bashku.

Ata kanë dy vite që janë në lidhje.

“Me kujtohet kur bëja emisionin tim në Vegas, shkoja në Vegas, udhëtoja shpesh me avion dhe isha e lodhur dhe gjithmonë aty pranë kisha kaq shumë lule, çokollata dhe ëmbëlsira dhe thosha ‘kush mi dërgonte të gjitha këto’”, ka treguar Jennifer momentet e para të lidhjes së tyre.

Image 
Image 
Image 
Image