Dy studente nga Kosova ju prezantojnë me ‘Kavanozat dekorative’

Showbiz February 13, 2019 - 22:05
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Duke pasur parasysh blerjet online në faqe ndërkombëtare, dy studente nga Suhareka, Ylberina Bajraktari dhe Agnesa Pirku, kanë menduar të hapin një faqe online përmes së cilës i kanë hedhur në treg disa kavanoza të dekoruara për momentet tuaja të veçanta, shkruan “Zëri.info”.

Dy studentet përmes kreativitetit të tyre, idetë e tyre i kanë shpalosur me delikates duke i transformuar në kavanoza të cilat mund t’i përdorni në hapësirat tuaja për momentet më të veçanta.

Tani kur edhe po afrohet dita e të dashuruarve “Shën Valentini”, kavanoza dekorative të tyre mund t’i porositni online në faqen e tyre të Instagramit.

Për më tepër ju prezantojmë me disa nga produktet e tyre. ZËRI