Prostitutat serbe s’e lënë rehat Johnny Depp-in

Prostitutat serbe s’e lënë rehat Johnny Depp-in

Showbiz shkurt 12, 2019 - 15:26
Lexo detajet!

Aktori i famshëm i Hollivudit Johnny Depp momentalisht gjendet në Beograd, ndërsa adhurueset e shumta dëshironin që të takohen me yllin e aktrimit, transmeton "Zëri.info".

Që kur ka zbritur në aeroportin e Beogradit, të gjithë kanë filluar të pyesin për të, ndërsa hoteli i parë në të cilin ai është vendosur, çdo ditë ishte i mbushur me femra.

Por për aktorin më së shumti ishin të interesuar prostitutat serbe, prandaj shkaku i tyre organizatorët e ardhjes së tij, janë detyruar ta zhvendosin në një hotel tjetër.

“E kemi ditur se ardhja e Johnny Depp-it do të tërheq vëmendjen e publikut, por nuk kemi supozuar se aktori nuk do të ishte i qetë nga adhurueset të cilat haptazi i ofroheshin për seks dhe mundoheshin ta kontaktonin përmes personalit të hotelit. Kanë ardhur vajza me moral të ulët, ato që paguajnë shërbimet seksuale. Pasi ai në Beograd do të qëndrojë 5 javë, jemi detyruar ta zhvendosim në një hotel tjetër, për t’ia ruajtur privatësinë që ai ka kërkuar. Kështu ekipi komplet i Depp-it, nga kuzhinierët e tij, e deri te stilistët dhe truprojat, janp zhvendosur në një lokacion sekret”, ka deklaruar një burim i afërt për media, transmeton më tutje "Zëri.info".

Por nuk janë vetëm prostitutat ato që kanë vrapuar pas aktorit, pasi edhe këngëtare dhe aktore serbe kanë tentuar të futen në shoqërinë e tij, por nuk kanë pasur sukses./ZERIImage