Don Xon vjen me projektin e ri muzikor

Don Xon vjen me projektin e ri muzikor

Showbiz shkurt 12, 2019 - 12:57
Lexo detajet!

Këngëtari Egzon Kelmendi, i njohur me emrin artistik Don Xon dhe i cili tashmë ka bërë emër në skenën muzikore shqiptare, është rikthyer me një këngë të re, e cila është e shtata me radhë, transmeton Zeri.info.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Young G”, e cila vjen në bashkëpunim me Mixbymarius. Videoklipi i këngës është realizuar nga Teo Cubela, ndërsa xhirimet janë bërë në Suedi.

Në të vërtetë, Don Xon pas qëndrimit dyvjeçar në Kosovë, ka vendosur të rikthehet në Suedi, ku edhe ka jetuar më parë dhe aty pritet të zhvilloj më tutje karrierën e tij muzikore.

Sa i përket këngës së re, ajo i takon zhanrit rep dhe është ritmike, ndërsa videoklipi është realizuar me mjaft shije.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë edhe projekte të reja muzikore./ZERI