Ambasadori amerikan uron Dua Lipën për çmimet 'Grammy'

Ambasadori amerikan uron Dua Lipën për çmimet 'Grammy'

Showbiz shkurt 12, 2019 - 12:20
Lexo detajet!

Ambasadori amerikan, Phillip Kosnett ka uruar këngëtaren kosovare, Dua Lipën për çmimet në Grammy.

Kosnett ka thënë se është e mrekullueshme të shohësh artistë nga Kosova të njohur në skenat botërore.

“Urime Dua Lipës për çmimin e saj në Grammy, për artisten e re më të mirë. Gjithmonë mrekulli të shohësh artistë nga Kosova të njohur në skenat botërore”, ka shkruar Kosnett në twitter.

Dua Lipa, ka fituar dy çmime Grammy, për “Artisten e re më të mirë” si dhe atë për “Këngën më të mirë për zhanrin Dance”.