Mosha nuk do të thotë asgjë për yllin e Hollivudit, baba në moshën 70-vjeçe

Mosha nuk do të thotë asgjë për yllin e Hollivudit, baba në moshën 70-vjeçe

Showbiz shkurt 11, 2019 - 13:46

Aktori i famshëm i Hollivdit, Richard Gere, ka fituar fëmijën e tij të parë me bukuroshen spanjolle Alejandra Silva, e cila vikendin e kaluar ka sjellë në jetë një djalë, transmeton Zeri.info.

Image

Alejandra, e cila është 33 vite më e re se ai, fëmijën e ka lindur në Nju Jork, ndërsa emrin e fëmijës ende mbetet sekret. Për Richardin, i cili këtë vit feston datëlindjen e 70-të, ky është fëmija i dytë.

Aktori nga martesa e tij paraprake me Kery Lovel, ka djalin Homer i cili tani është 18-vjeç, derisa Alejandra nga martesa e saj me Govind Frindald, ka djalin 5-vjeçar, Albert. Richard është dëshmi e gjallë se mosha nuk mund të jetë një pengesë për t’u bërë prind, e as dallimi i madh në moshë mes dy bashkëshortëve. Çifti është në lidhje tashmë 6 vite, por ende nuk dihet nëse ata janë martuar zyrtarisht apo jo./ZERI