Richard Gere bëhet sërish baba disa muaj para se të mbush 70 vjet

Richard Gere bëhet sërish baba disa muaj para se të mbush 70 vjet

Showbiz shkurt 11, 2019 - 13:07

Edhe një pjesëtar i ri është shtuar në familjen e aktorit të mirënjohur të shumë filmave.

Richard Gere u bë baba për herë të dytë vetëm disa muaj para ditëlindjes së shtatëdhjetë.

Aktori hollivudian dhe bashkëshortja Alejandra Silva janë bërë prindër të një djali, raporton portali Hola, vetëm shtatë muaj para dekadës së shtatë të amerikanit.

Pak ditë më parë Silva 36-vjeçare lindi në New York gjersa emri i djalit është ende i panjohur për publikun.

Gere tashmë ka një djalë 18-vjeçar, James James, me ish-bashkëshorten e tij, Carey Lowell.

Alejandra gjithashtu ka një fëmijë nga martesa e parë, djalin gjashtëvjeçar Albertin me ish-bashkëshorten, Govinda Fridland.

Ndryshe, Richard është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti kalendarik.