Ariana Grande ftohet nga NASA të zbulojë universin

Ariana Grande ftohet nga NASA të zbulojë universin

Showbiz shkurt 11, 2019 - 10:13
Lexo detajet!

Këngëtarja Ariana Grande sapo ka nxjerrë albumin e ri “Thank u, next”, në të cilin ka edhe një këngë të titulluar “NASA”, duke iu referuar Agjencisë Hapësinore Amerikane. Përgjigjja e kësaj të fundit ishte e menjëhershme, ftoi këngëtaren 25-vjeçare për të eksploruar universin, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

NASA shkroi në profilin e vet në “Twitter”: “Ariana Grande, pamë ‘NASA’-n dhe menduam se ishte për ndonjërin prej zbulimeve tona, por kuptuam se mund të kesh nevojë për pak ‘hapësirë’. Zbulo universin”!

Agjencia Hapësinore Amerikane i referohet faktit se në këngë Ariana përdor një lojë fjalësh për të shprehur gjendjen e saj shpirtërore. Fakti i “zbulimit të universit” lidhet me sistemet “Solar System” dhe “Beyond”.

Ariana Grande e ka shprehur gjithnjë hapur interesin për gjithësinë dhe NASA me sa duket e ka vënë re. Vetë kënga flet thuajse e gjitha për misione hapësinore.

Sido që të jetë, Ariana nga ana profesionale është në kulimin e karrierës së saj, me këngët që po dominojnë klasifikimet botërore dhe me albumin që pritet të thyejë shumë rekorde në pak kohë për sa u përket shitjeve. 

Agjencia Hapësinore Amerikane i referohet faktit se në këngë Ariana përdor një lojë fjalësh për të shprehur gjendjen e saj shpirtërore. /ZERU