Kryeministri Haradinaj shijon jetën e natës me Anitën (FOTO)

Kryeministri Haradinaj shijon jetën e natës me Anitën (FOTO)

Showbiz shkurt 10, 2019 - 11:37
Lexo Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka gjetur kohë për të shijuar jetën e natës.

Angazhimet e shumta dhe situata momentale e vendit tonë që po vë në stres të madh kryeministrin, ka bërë që si duket ai të ketë nevojë për momente relaksi.

Me bashkëshorten e tij, Anitën, kryeministri është parë duke hyrë në një nga klubet e famshme të kryeqytetit, Zone Club, ku po mbahej mbrëmje me muzikë nga Gamblemania, një nga DJ të njohur vendor.

Aty ai shihet si është mirëpritur nga sigurimi, që përshëndeten me të, teksa ai po hynte në objektin e klubit të natës me bashkëshorten e tij.

Nuk ka imazhe të kryeministrit brenda Zone Club, pasi duket se ai ka preferuar që gjithçka të qëndrojë maksimalisht private.

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij njihen tash e 13 vjet

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk njihet si frekuentues i ambienteve të tilla.

Ramushi dhe Anita ka afro 15 vjet që janë së bashku.

Image