Mallkimi i “Oskar”-ëve; fituan çmimin, por humbën dashurinë

Showbiz January 22, 2019 - 14:54
Lexo Detajet

Çfarë ndodh brenda mureve dhe pse janë ndarë e dinë vetëm ata, por në medie për disa çifte supozohet se ana e meshkujve nuk ka mundur të durojë suksesin e partnereve të tyre dhe kanë vendosur të përqendrohen në femra më pak të njohura, shkruan gazeta "Zëri".

Aktorja amerikane Brie Larson, e cila në vitin 2016 ka fituar “Oskar”-in për aktoren më të mirë për filmin “Room”, i ka dhënë fund fejesës me këngëtarin Alex Greenwald menjëherë pas kësaj. Por Brie është vetëm njëra në vargun e fituesve të çmimit “Oskar”, të cilat pas statujës së artë kanë mbetur pa burrë ose të dashur. Kështu ka filluar të flitet për mallkimin e “Oskarë”-ve, sepse shumica e aktoreve kanë dështuar në dashuri pas kësaj. Thuhet se pikërisht xhelozia ishte e kobshme për martesën e Reese Witherspoon dhe Ryan Phillipe. Thuhet se triumfi i saj aq shumë e kishte munduar Ryan, sa nuk kishte mundur të përballojë faktin se gruaja e tij ishte bërë më e famshme se ai. Edhe për fituesen e parë me ngjyrë të këtij çmimi, Halle Berry, triumfi në vitin 2012 ia kishte shkatërruar martesën me këngëtarin Eric Benet, pasi ky e kishte tradhtuar.

Publiku amerikan ishte i tronditur kur Jesse James e kishte pranuar se po e tradhtonte aktoren e famshme Sandra Bullock, e cila në vitin 2010 kishte fituar “Oskar”-in për rolin në filmin “Blind Side”, përcjell zeri.info.

Aktorja Helen Hunt është shkurorëzuar nga bashkëshorti Hank Azari rreth një vit e gjysmë pasi kishte fituar këtë çmim në vitin 1998, edhe pse me rastin e pranimit të çmimit e kishte quajtur atë “mashkullin më të mirë që njeh”.

Kate Winslet kishte vendosur rekord si aktorja më e re e nominuar më së shumti për çmimin “Oskar”, ndërsa e ka fituar në vitin 2002. Një vit pas kësaj kishte bërë të ditur se po ndahej nga regjisori Sam Mendes.

Fituesja e dyfishtë e çmimit “Oskar”, Hilary Swank, statujën e parë e ka fituar në vitin 2000 për filmin “Boys Never Cry”, ndërsa në vitin 2005 e kishte fituar sërish për filmin “One Milion Dollar Girl”. Me rastin e pranimit të çmimit ai ka falënderuar burrin e saj Chad Love. “Chad, ti je gjithçka për mua”, i kishte thënë ajo. Por për më pak se një vit martesa e tyre kishte marrë fund./Zëri/

Image

Image

Image

Image

Image