Zbulon sekretet e trupit të saj të mrekullueshëm

Showbiz January 22, 2019 - 14:48
Lexo Detajet

Në rrjetin social “Instagram” ajo ka publikuar një foto pa grim, ku ajo pi lëng të shëndetshëm me ngjyrë të gjelbër. Ajo betohet se pikërisht falë tij ajo ka stomak të rrafshët dhe lëkurë të shkëlqyeshme, shkruan gazeta "Zëri".

Supermodelja 27 vjeçe Shanina Shaik në nëntorin e vitit të kaluar për herë të pestë është paraqitur në shoun e madh të modës së “Victoria’s Secret”. Bukuroshja australiane edhe një herë kishte treguar trupin e saj vital, ndërsa tani ka zbuluar se kush është meritor për dukjen e saj. Në rrjetin social “Instagram” ajo ka publikuar një foto pa grim, ku ajo pi lëng të shëndetshëm me ngjyrë të gjelbër.

Ajo betohet se pikërisht falë tij ajo ka stomak të rrafshët dhe lëkurë të shkëlqyeshme. “Shumica nga ju më pyesin se pse çdo mëngjes pi lëng nga selinoja. Është i pasur me vitamina, ndikon anti-inflamacion, është i mirë për stomakun, tretjen dhe lëkurën”, ka shkruar ajo.

Dieta e saj është përplot proteina dhe perime të ziera në avull, ndërsa nuk konsumon fruta me shumë sheqer dhe as alkool. “Mëngjesin e filloj me një gotë ujë të nxehtë me limon. Pas kësaj ha dy ve të ziera, pakëz avokado apo salmon të tymosur apo vetëm lëng nga selino”, ka deklaruar ajo, përcjell zeri.info.

Dreka është e njëjtë, ndërsa për darkë zgjedh peshk dhe perime. “Ushqimi im është i thjeshtë. Nganjëherë nëse nuk kam energji pi një filxhan të kafesë së zezë”, thotë ajo. Shaik i pëlqen ushtrimet pilates, por ushtrimet i bën me një shtesë. “Në kyçet e këmbëve gjithmonë kam pesha njëkilogramëshe. Shpesh vallëzoj, çka është ushtrim kardio dhe kërcej edhe me litar. Vërtet kënaqem në këtë. Mendoj se kjo është formë e shkëlqyeshme e ushtrimeve për femra, të cilat duan ta forcojnë veten”, ka sqaruar ajo.

Image

Image