Rita Ora detyrohet të ndërroj numrin e telefonit

Showbiz January 21, 2019 - 16:04
Lexo Detajet

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, deri më tani ka qenë në lidhje me shumë meshkuj të famshëm, përfshirë Calvin Harris, Rob Kardashian dhe James Arthur. Flitej se ka pasur aferë edhe me luftëtarin e MMA-s, Conor McGregor.

Mirëpo, bukuroshja tani e ka pranuar se për të hequr qafe ish dashnorët e saj, është detyruar të ndërroj edhe numrin e telefonit. Siç shkruan tabloidi britanik ‘Mirror’, ky ishte vendimi i saj për vitin e ri. Rita momentalisht është në lidhje me aktorin e njohur Andrew Garfield, edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar, por në vend të tyre këtë e kanë bërë miqtë e saj, përcjell "Zeri.info".

“Kam marrë një vendim i cili në fillim më ka frikësuar, por gjithsesi kam vendosur për të. Është e çuditshme, sepse tani askush nuk më dërgon porosi. Numrin e ri e di vetëm mamaja ime. E kam ndërruar numrin e telefonit, në mënyrë që të heq qafe disa njerëz nga e kaluara ime dhe atë numër e kam pasur shumë gjatë”, ka deklaruar Rita, duke menduar kështu në shmangien e ish dashnorëve të saj.