Shpenzon 500 mijë dollarë për pamjen si të Kimit

Showbiz January 21, 2019 - 14:15
Lexoni më shumë lajme nga jeta

Manekinia Jennifer Pamplona është e magjepsur pas bukuroshes Kim Kardashian dhe dëshiron të transformohet në mënyrë që t’i ngjajë sa më shumë asaj. Dhe ajo ka zbuluar se deri më tani ka shpenzuar 500 mijë dollarë në operacione të ndryshme, përcjell "Zëri.info".

Dhe vetëm brenda një dite ajo kishte nëntë operacione. Jennifer ka ndryshuar secilën pjesë të trupit të saj. Ajo thotë se me operacionet ka filluar si hobi, por ka fituar motivimin për ndryshime pasi kanë filluar ta krahasojnë me Kim Kardashian.

Image

“Mendoj se do të ishte e shkëlqyeshme për karrierën time, pse jo? Kam filluar të investojë më shumë, në mënyrë që t’i ngjaj sa më shumë asaj. Jo ekskluzivisht si ajo, por ta marr atë imazhin e Kardashianëve”, thotë Pamplona. Operacioni e parë të gjinjve e ka pasur në moshën 17-vjeçare, ndërsa disa vite më vonë ishte futur në një emision ku i është nënshtruar operacioneve për transformim të trupit./ZERI