Telashet e bukuroshes, i kam tepër të mëdha!

Showbiz January 21, 2019 - 12:57
Lexoni më shumë lajme nga jeta

Laura vite më parë kishte vendosur t’i rrisë gjinjtë e saj dhe ky vendim ishte më se i duhur, pasi kjo edhe i ka hapur rrugën që të fillojë një karrierë të suksesshme si modele, por edhe si aktore, përcjell "Zëri.info".

Bukuroshja britanike Laura Anderson i ka pyetur ndjekësit e saj në “Instagram” nëse e dinë se ku mund t’i zvogëlojë gjinjtë e saj. Biondja e bukur, e cila është popullarizuar me pjesëmarrjen në “Love Island”, vërtet ka pyetur se ku mund t’i zvogëlojë gjinjtë e saj, pasi siç thotë ajo, “gjinjtë e saj i janë bërë monotonë, sepse janë tepër të mëdhenj”.

“Adhurues të mi, kam një pyetje për ju. A mund të më ndihmoni diçka? Keni ndonjë këshillë se ku mund t’i zvogëlojë gjinjtë e mi të mëdhenj. Sinqerisht, më janë bërë monotonë dhe dua t’i zvogëlojë”, ka deklaruar ajo.

Image

E disa prej përgjigjeve të ndjekësve të saj, i kanë sugjeruar që për zvogëlimin e gjinjve, të kërkojë ndihmë te kirurgu ku edhe i ka arritur gjinjtë e saj. Laura vite më parë kishte vendosur t’i rrisë gjinjtë e saj dhe ky vendim ishte më se i duhur, pasi kjo edhe i ka hapur rrugën që të fillojë një karrierë të suksesshme si modele, por edhe si aktore.

Po ashtu falë gjinjve të saj të bujshëm ajo është paraqitur në ballinat e shumë revistave për meshkuj. Dhe tani vendimi i saj për t’i zvogëluar gjinjtë, përveçqë është një lajm i keq për fansat e saj, edhe mund ta dëmtojë karrierën e saj./ZERI