Presidenti rus e dëshiron të vdekur - (Foto)

Showbiz January 18, 2019 - 13:15

Manekinia ruse Anna Shapiro ka deklaruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dëshiron ta shoh të vdekur dhe se është munduar ta vrasë, transmeton Zeri.info.

Image

Ajo dhe bashkëshorti i saj Alex King, ishin duke drekuar në një restorant në Salizburi, ku më pas kanë filluar të vjellin. Pak para përfundimit të darkës, ata kishin vrapuar në tualet, ku nga goja kishte filluar t’ju dalë shkumë, ku mysafirët e tjerë kishin menduar se kishin sulme epilepsie. Më pas ajo ishte alivanosur dhe kamerieri e kishte thirrur ndihmën e shpejtë dhe ishin dërguar në spital.

Alex është vendosur në komë artificiale dhe ende lufton për jetën. Ky restorant gjendet afër restorantit ku kohë më parë ishin helmuar edhe ish spiunët rusë, Sergei dhe Yulia Skripal, për çka autoritetet britanike e kanë fajësuar Rusinë. Anna, e cila merret me organizimin e ngjarjeve, thotë se është viktimë e vrasësit serik, sepse babai i saj ishte njëri nga oficerët ushtarak që dikur kanë punuar për Putin.

Image

Ajo momentalisht gjendet në Londër, ku po merret në pyetje nga policia, e cila thotë se tani për tani nuk ka indikacione se ata janë helmuar. “Jam në shënjestër të vrasësve të Putinit. Duan të më shohin të vdekur, sepse i kundërvihem Putinit dhe ia kam kthyer shpinën vendit. Rusia është e gatshme në gjithçka. Me siguri mendojnë se jam spiune britanike.

Njoh shumë biznesmenë në Londër dhe besoj se njerëzit shpifin gjëra të ndryshme për mua”, ka deklaruar ajo për media./ZERI