Kërcënohet Mariah, 8 milionë dollarë ose i publikoj videot!

Showbiz January 18, 2019 - 08:38
Lexoni detajet

Këngëtarja e famshme Mariah Carey e ka paditur ish-asistenten e saj Lianna Azarian, pasi ajo e ka shantazhuar me video intime dhe kërkon tetë milionë dollarë për mospublikimin e tyre. Tani Azarian i është kundërpërgjigjur me kundërpadi, përmes së cilës zbulon aktivitete bizare të cilat ndodhin në shtëpinë e Mariah, e cila është njëra ndër këngëtaret më të famshme në botë, përcjell "Zëri.info".

Image

Azarian thotë se në shtëpinë e këngëtares ka qenë fizikisht e abuzuar, ndërsa Mariah, e cila ka qenë në njohuri për këtë dhe kohë pas kohe ka marrë pjesë edhe vetë, as që ka reaguar për ta mbrojtur. Azarian në padinë e saj thekson se ish-menaxheria e Mariah, Stella Bulochnikov, e ka rrahur, e ka goditur nëpër gjinj dhe vithe, e ka rrëzuar në tokë, është ulur mbi të, por edhe ka urinuar mbi të.

Image

“Pjesa më e madhe e këtyre abuzimeve kanë ndodhur derisa Mariah ishte e pranishme, por shtirej sikur nuk po vërente asgjë”, shkruan në padinë e dorëzuar në gjykatë.

Po ashtu nga Mariah ka marrë disa goditje gjatë disa viteve të angazhimit të saj në shtëpinë e këngëtares. Bulochnikovan ish-asistentja e ngarkon edhe për gjuhë të urrejtjes, sepse e ka quajtur “zezake” dhe “lavire jemenase”.

Image

Azarian ka shtuar se Bulochnikova shpesh e ka përqeshur pamjen e saj fizike, respektivisht gjinjtë e saj të mëdhenj dhe është munduar që nën gjinjtë e saj të vendosë gjësende të ndryshme, siç janë celularët, telepilotët dhe pajisje të kuzhinës. Ditë më parë këngëtarja e kishte paditur Azarian se e ka kërcënuar me publikimin e videove seksuale nëse nuk pranon që t’i paguajë një dëmshpërblim prej 8 milionë dollarëve.

Image

Dokumentet gjyqësore të siguruara nga revista “People” tregojnë se Mariah e ka paditur Liannan për prishje të kontratës, prishje të marrëveshjes për heshtje, shantazh dhe invadim të privatësisë së saj dhe kërkon 3 milionë dollarë kompensim. Avokati i këngëtares ka deklaruar se nuk ka mbetur asnjë alternativë tjetër përveç padisë, pasi Lianna ka refuzuar t’i dorëzojë videot kontestuese./ZERI

Image