Rihanna padit babanë e saj në gjykatë

Showbiz January 17, 2019 - 09:59
Lexoni detajet!

Këngëtarja e hitit “Diamonds”, emri i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, ngriti një padi në Gjykatën Federale Amerikane në Los Anxhelos të martën, duke akuzuar Ronald Fenty dhe dy partnerë biznesi për mashtrim dhe reklama të rreme për talentin dhe kompaninë e saj të prodhimit “Fenty Entertainment”, përcjell "Zëri.info".

Rihanna, e lindur në Barbados e që përdor markën “Fenty” për të shitur kozmetikë, të brendshme dhe atlete, i kërkoi gjykatës një urdhër ndalimi për të ndaluar babanë e saj së përdoruri emrin Fenty, si dhe kërkon një sasi të papërcaktuar dëmshpërblimi, shkruan “Reuters”.

Padia ka thënë se Rihanna nuk kishte “absolutisht asnjë lidhje” me “Fenty Entertainment” dhe megjithatë kompania ishte duke e keqpërdorur emrin e saj dhe duke e paraqitur veten si të lidhur me të.

Në njërin nga rastet “Fenty Entertainment” pranoi një ofertë të vitit 2017 nga një palë e tretë për Rihannën për të kryer 15 shfaqje në Amerikën Latine për 15 milionë dollarë, tha padia.

Në një rast tjetër “Fenty Entertainment” në mënyrë false nënkuptonte se këngëtarja ishte e përfshirë në një projekt hotelesh të bukura, shtoi deklarata e padisë.

Rihanna, e lindur në Barbados e që përdor markën “Fenty” për të shitur kozmetikë, të brendshme dhe atlete, i kërkoi gjykatës një urdhër ndalimi për të ndaluar babanë e saj së përdoruri emrin Fenty. /ZERI