Nuk ka dy javë që u fejua, Genta Cana shtatzënë me Nol Fetoshin?

Showbiz January 15, 2019 - 18:16
Lajmet nga showbizi

Afro një muaj më parë në media qarkulloi lajmi se moderatorja e sportit, Genta Cana është në lidhje dashurie me Nol Fetoshin, shkruan GazetaBlic.

E këtë e bëri të ditur vet ajo përmes një postimi ku dhe uroi të dashurin e saj me rastin e ditëlindjes së tij.

“Urime ditëlindja zemër”, shkroi Genta në fotografinë përkrah të dashurit.

Ndërsa ditët e fundit të dhjetorit, moderatorja e sportit dhe i dashuri i saj çuan një hap më tutje lidhjen e tyre, ku gjatë një darke familjare Nol Fetoshi i propozoi fejesë asaj.

Por, burime të GazetaBlic bëjnë të ditur se tani biondina e ekranit shqiptar është në muajt e parë të shtatzënisë, dhe pritet të bëhet nënë për herë të parë!

Image

Image

Image