Pasi fiton dy çmime përjeton tragjedinë

Showbiz January 15, 2019 - 13:06
Lexo Detajet

Pas pranimit të çmimeve ajo ka filluar të qajë, ndërsa fjalimin ua ka dedikuar të gjithë atyre që ishin të varur ndaj alkoolit dhe drogës, shkruan gazeta "Zëri".

Lady Gaga ka festuar në ceremoninë e çmimeve “Critics' Choice Awards”. Ajo ka fituar çmimin për aktoren dhe këngëtaren më të mirë për rolin e saj në filmin “Star is Born”. Edhe pse këtë çmim e ka ndarë me Glenn Close, e cila e ka fituar për rolin në filmin "The Wife", Gaga ishte e lumtur me vlerësimin e kritikëve, posaçërisht për faktin se para një jave ka mbetur pa “Globin e Artë”.

Pas pranimit të çmimeve ajo ka filluar të qajë, ndërsa fjalimin ua ka dedikuar të gjithë atyre që ishin të varur ndaj alkoolit dhe drogës. Pasi kishte mësuar se ka fituar ajo e ka puthur të fejuarin e saj Christian Carin, e pastaj e ka përqafuar aktorin Bradley Cooper. Gjatë fjalimit ajo gjithashtu ka falënderuar Christianin, e pastaj Cooper-in e ka quajtur “dashuri të jetës së saj”.

“Ti je një krijesë njerëzore magjike. Kurrë me një aktor dhe regjisor nuk kam ndier sikurse jam ndier me ty”, i ka thënë ajo Bradley-it. Por ajo që ka filluar si një mbrëmje e mrekullueshme për jetën e saj, shumë shpejt është shndërruar në dramë. Ajo me lot në sy ka braktisur ceremoninë dhe ka shpejtuar që të përshëndetet me kalin e saj Arabella, i cili kishte ngordhur gjatë asaj mbrëmje. “Jam e nderur dhe e bekuar që kam fituar dy çmime. Zemra më rrihte nga krenaria, por më ka pikëlluar lajmi pas ceremonisë se engjëlli im i dashur, kali im Anabella, është duke ngordhur. Po ngutem të përshëndetem me të. Shpirtrat tanë janë një. Kur ai ka pasur dhimbje, kam pasur edhe unë. Gjithmonë do të jetë pjesë e imja”, ka shkruar ajo në “Instagram” pranë fotos ku shihet me kalin e saj./ZËRI/