Rita Ora flet për fansin që i hyri në shtëpi

Rita Ora flet për fansin që i hyri në shtëpi

Showbiz janar 12, 2019 - 17:53
Lexoni detajet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka rrëfyer për Daily Star.

për problemin që ka pasur me një njeri, i cili e ndiqte dhe që kishte hyrë në shtëpinë e saj. 

Ora ka treguar se ka mbetur e tmerruar, pasi një fans, të cilin ajo kurrë nuk e ka takuar, arriti të mësonte ku jetonte. 

“Kam pasur një situatë me një person që më ndiqte, ai erdhi në shtëpinë time dhe e la valixhen jashtë derës time. Ai ishte i bindur se i kisha kërkuar atij të vinte, por unë kurrë nuk kam folur me të më parë dhe ishte pak e frikshme”, ka thënë Rita.