Fotografja që ndez imagjinatën e meshkujve

Showbiz January 12, 2019 - 09:08
Lajmet nga showbizi

Ajo ka bashkëpunuar me disa nga personalitet më të njohura në Rusi, por janë fotot e saj superseksi me të cilat arrin të provokojë imagjinatën e meshkujve, por jo vetëm, përcjell "Zëri".

Irina Averina është një fotografe, por edhe një modele nga Rusia, e cila përveç talentit që ka për fotoaparatin dhe pozimin në veshje intime njihet edhe për provokimet e përditshme që i bën në rrjetet sociale, duke publikuar foto tejet seksi. Ajo ka bashkëpunuar me disa nga personalitet më të njohura në Rusi, por janë fotot e saj superseksi me të cilat arrin të provokojë imagjinatën e meshkujve, por jo vetëm.

Si fotografe njihet gjithashtu për realizimin e fotove shumë eksplicite si me modele femra, ashtu edhe me meshkuj, por pa dyshim se vetë fotot e saj janë më eksplicite se të gjitha. Në profilin e saj në “Instagram” ju mund të gjeni profile të trupave të zhveshur të femrave, të cilat pa dyshim se rrisin temperaturën e kur flasim pastaj për vetë fotot e saj, atëherë lirisht mund të themi se rrallëkush mund t’u rezistojë atyre.

Ajo ndiqet nga miliona fansa, kryesisht meshkuj, të cilët gati çdo ditë shpërblehen nga zeshkania me foto të nxehta. Përveç punës si fotografe, ajo punon edhe si modele të veshjeve intime, por gjithashtu ka realizuar edhe një varg kalendarësh, natyrisht me foto tërësisht të zhveshura. Ajo për veten thotë se është një vajzë shumë e guximshme, që nuk ngurron të paraqitet edhe krejt e zhveshur./ZËRI

Image

Image

Image
Image