Rita: Nuk lodhem nga thashethemet

Rita: Nuk lodhem nga thashethemet

Showbiz janar 11, 2019 - 08:23
Lexo detajet!

Këngëtarja shqiptare 28-vjeçare viteve të fundit nga mediet ishte lidhur me yje të profilit të lartë, duke përfshirë Calvin Harris, Rob Kardashian dhe së fundmi Andrew Garfield, shkruan sot Gazeta "Zëri". 

Rita Ora nuk u kushton më vëmendje thashethemeve të saj në lidhje me jetën e saj intime. Këngëtarja shqiptare 28-vjeçare viteve të fundit nga mediat ishte lidhur me yje të profilit të lartë, dukepërfshirë Calvin Harris, Rob Kardashian dhe së fundmi Andrew Garfield, ndërsa thotë se nuk ankohet kur bëhet fjalë deri te spekulimet rreth shprehive të saj të takimeve të dashurisë, sepse e di se njerëzit gjithmonë do të përhapin thashetheme rreth jetës intime të të famshmëve.

“Është pjesë e territorit. Ti zgjedh, ti merr. Nuk ankohem për këtë. Thjesht, nuk i kushtoj vëmendje kësaj”, ka deklaruar Rita për revistën “People”. Komentet e saj vijnë pasi së fundmi ka zbuluar se nuk ka ndonjë tip të caktuar të meshkujve që i pëlqen të dalë në takim dashurie.

“Kurrë nuk e di se çfarë kërkoj. Në të vërtetë, nuk kam tip të caktuar”, kishte deklaruar ajo. Kënga e fundit e Ritës, “Let You Love Me”, flet për luftën për t’u zotuar në një lidhje, por ajo thotë se më nuk e ka problem që të lërë dashurinë romantike të hyjë në jetën e saj, shkruan më tutje "Zëri'. 

“Nuk e kam më atë problem. Kam miq të mirë përreth, që më ndihmojnë të jam me këmbë në tokë”, ka deklaruar ajo.

Në nëntor mediet kanë raportuar se Rita është në lidhje dashurie me aktorin e filmit “The Amazing Spider-Man”, Andrew Garfield, ndërsa edhe pse asnjëri nuk e kanë konfirmuar romancën, ata janë parë së bashku gjatë Krishtlindjeve në Londër. /ZERI