I dashuri e ofendon, ajo e merr si kompliment

I dashuri e ofendon, ajo e merr si kompliment

Showbiz janar 10, 2019 - 19:02
Lexo detajet!

Njëra ndër modelet më seksi në botë, britanikja Kelly Brook, insiston se i dashuri i saj Jeremy Parisi e quan atë “një balonë”  në shenjë dashurie ose më saktësisht ky është një emër përkëdhelës, shkruan "Zëri.info".

Zeshkania 39-vjeçare së fundmi e ka pranuar se i dashuri i saj e ka quajtur “balonë” dhe kjo ka shkaktuar zemërim te fansat e saj, të cilët mendojnë se ky është një ofendim në adresë të formave të saj trupore dhe nuk ka të bëjë me kompliment dhe nuk është as shenjë e dashurisë së tij ndaj saj.

Mirëpo Kelly ka sqaruar se kjo nuk e ka ofenduar atë, pasi i dashuri i saj italian, i cili nuk qëndron shumë mirë me gjuhën angleze, në të vërtetë e përdor këtë term si një “gjë të mirë”, pasi ishte ajo që fillimisht e kishte përdorur këtë fjalë për ta përshkruar veten.

“Proporcionet e mia trupore janë fryrë së fundmi, pasi unë dhe i dashuri im së fundmi po jetojmë në fshat dhe jemi mësuar me jetën fshatare angleze, duke shkuar në pube ku pimë birra dhe hamë pite të shijshme. Me kalimin e kohës kam shtuar peshë dhe nuk e kam vërejtur dhe thjesht vishja rroba më të mëdha, përderisa një ditë i kam thënë të dashurit tim, i cili përndryshe është italian dhe e si se anglishtja e tij është e kufizuar, se ndihesha si një balonë dhe ai më tha ‘eja tek unë ti balona e vogël’. Dhe ai e ka përdorur këtë fjalë që nga atëherë dhe jam i sigurt se ai nuk e di se çfarë do të thotë balonë”, ka sqaruar ajo.

Dhe së fundmi në medie e ka përmendur këtë dhe fansat e saj kanë filluar të kërkojnë nga ajo që ta braktisë atë, pasi mendojnë se është duke më ofenduar.

Dhe Kelly tani ndihet keq që e ka zbuluar këtë, pasi nuk mendon se ai po e ofendon, por vetëm e përdor si emër përkëdhelës.

“Ata kërkojnë nga unë ta braktisi, por unë mendoj se ai e thotë këtë nga dashuria. I gjori Jeremy”, ka përfunduar Kelly. /ZERI