Reperja e njohur tenton të vetëvritet

Showbiz January 09, 2019 - 10:11
Lexo Detajet

Reperja e njohur ka kërkuar ndihmë profesional pasi që ka bërë një postim në Twitter.

Cupcakke, emri i të cilës është Elizabeth Eden Harris, ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së saj emocionale ka tentuar edhe të vetëvritet.

“Kam qenë në depresion për një kohë të gjatë, më falni që nuk e kam bërë publike. Shkova në spital dhe më në fund po gjej ndihmën që të jem e lumtur dhe të bëjë muzikë të mirë. Faleminderit për të gjitha lutjes, ju lutem mos u shqetësoni për mua” ka thënë ajo.

Po ashtu edhe Departamenti i Policisë së Çikagos ka konfirmuar se artistja ishte dërguar në spital të martën herët në mëngjes për një vlerësim mendor dhe po merr trajtimin e nevojshëm.