Jeta e saj është si një rrëfim Hollivudi

Showbiz January 08, 2019 - 12:58
Lexo Detajet

Manekinia ruse Irina Shayk është e pranishme në botën e shoubiznesit tashmë disa vite dhe shumë shpejt është radhitur në majat e listave të femrave më të bukura dhe më seksi në botë. Këtë e kishte vërejtur edhe njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, i cili kishte arritur ta joshë, ta fejojë dhe pastaj ta tradhtojë bukuroshen, shkruan gazeta "Zëri".

Manekinia nuk ka folur shumë rreth përfundimit të kësaj romance, e cila është dashur të kurorëzohet me martesë, por ka thënë mjaftueshëm për ta kuptuar se Ronaldo nuk e kishte tradhtuar vetëm me një femër. Pas tij ishte njoftuar dhe dashuruar në aktorin Bradley Cooper. Dy vjet më parë ata janë bërë prindër dhe këtë me siguri e dini, por sa nga ju e dini se si ëndrra e Hollivudit e Irinës ishte bërë realitet? Irina është rritur në qytetin e ndotur Jemanzhelinsku, ku ka jetuar në kushte të mjerueshme.

“Unë në të vërtetë kam dashur të bëhem gazetare. Por sa herë që mendoja për të ardhmen time disi isha e sigurt se do ta braktisja qytetin tim të lindjes. E ndieja se ky ishte fati im”, ka deklaruar ajo.

Kur ishte 14 vjeçe babai i saj kishte vdekur. Kujdesin ndaj saj e kishte marrë gjyshja, e cila ishte shembulli i saj më i madh. Ëndrra e saj për ikje nga Rusia Irinës kishte filluar t’i realizohej kur nëna e saj kishte parë një shpallje për një shkollë bukurie. Ajo e kishte dërguar motrën e Irinës, Tatjana, ndërsa dyert pranë kësaj shkolle çonin deri te një agjenci për modelim, ku personeli i saj e kishte vërejtur Irinën derisa ajo po e priste nënën dhe motrën dhe menjëherë e kishin ditur se kishin hasur në diçka të posaçme.

“Në atë kohë nuk kishin para as për nevojat elementare e lëre më luksin. Nëna e saj punon si një rob i familjes. Dhe Irina ishte e vendosur të shfrytëzojë këtë mundësi që të shkonte në Moskë dhe pastaj në pjesën tjetër të botës”, ka rrëfyer një shoqe e saj.

Sot Irina është njëra ndër femrat më të bukura në botë dhe po ashtu ndër modelet më të paguara./ZËRI/

Image

Image

Image

Image