Ambasadores finlandeze i pëlqen Dua Lipa dhe Bim Bima

Showbiz December 28, 2018 - 18:44
Lajmet e fundit nga vendi

Ambasadorja finlandeze në Kosovë Pia Stjernvall, për “Zërin”, ka rrëfyer se këngëtarët e saj të preferuar janë Bim Bima dhe Dua Lipa. Për këtë të fundit ajo ka thënë që është fanse e madhe dhe që vallëzon me këngët e saja, shkruan “Zëri”.

LEXO EDHE: Ambasadorja finlandeze kënaqet me djathë dhe ajvar të Kosovës

“Unë nuk kam dëgjuar edhe aq shumë muzikë shqiptare sepse kam qenë këtu për më pak se një vit, megjithatë unë jam një fanse e madhe e Dua Lipës, muzika e saj më bën të vallëzoj. Gjithashtu Bim Bima është shoku im, i cili është edhe reper i mirë, që përdor fjalë kritike dhe ka një stil të mirë. Unë nuk jam një fanse e madhe e muzikës tradicionale, më pëlqen më shumë muzika pop, rok dhe jaz”, ka thënë ambasadorja finlandeze....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)