Dua Lipa performon në koncertin e këngëtares së famshme

Showbiz December 17, 2018 - 09:32
Lajmet e fundit nga jeta

Dua Lipa edhe në këtë fundvit nuk ndalet me angazhime në muzikë.

Dua Lipa përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, ka bërë të ditur që do të jetë e ftuar të performojë në koncertin e këngëtares me famë botërore, shkruan lajmi.net.

Është fjala për Ellie Goulding, e cila do të këndojë në Londër më 20 dhjetor, kurse biletat tashmë gjenden në shitje.

Përveç Duas dhe Ellie, në këtë koncert marrin pjesë edhe Clean Bandit, Grace Carter, e shumë emra të tjerë.

Kujtojmë që Dua Lipa së fundi është nominuar në dy kategori në “Grammy Awards”, ceremoni kjo që do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm. 

Image