Pasi konfirmoi shtatzëninë, Diellza Kolgeci shfaqet në publik me të dashurin 11 vite më të ri

Showbiz December 15, 2018 - 13:28
Lajmet nga showbizi

Dy ditë më parë mediat rozë u pushtuan me lajmin e shtatzënisë së Diellza Kolgecit me basketbollistin, Fisnik Rugova, shkruan GazetaBlic.

Ndonëse u zbulua nga mediat, një gjë e tillë më pas u konfirmua edhe nga vet modelja e cila tha se ishte në pritje të ëmbël, por duke mos zbuluar gjininë e foshnjës.

Mësohet se Diellza është në muajin e katërtë të shtatazënisë me basketbollistin kosovar 11 vite më të vogël se ajo.

E duke qenë se tani çdo gjë u bë publike, çifti i cili kanë prej një viti të lidhur, nuk e kanë problem të shfaqen edhe në publik së bashku.

Mbrëmë është mbajtur “Ballo Shqiptare” ku ishin të ftuar shumë figura të njohura, e në mesin e tyre edhe Diellza me të dashurin e saj, Fisnikun.

Image

Image