‘One Kiss’ e Dua Lipës, është top-vidoeklipi i ‘MTV’-s

Showbiz December 14, 2018 - 14:37
Lexo detajet!

Kënga e yllit shqiptar Dua Lipa, e realizuar në bashkëpunim me Calvin Harris', 'One Kiss', është shpallur si top-videoklipi i MTV-s, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Video Play Awards’, transmeton Zeri.info.

Kjo këngë hit, kishte kaluar tetë javë të plota në pozitën e parë në toplistën zyrtare britanike ‘Official UK Chart’, pas lansimit të saj në prill të vitit 2017, ndërsa në nivelin global ishte bërë numër 1 mes 1 janar dhe 3 dhjetor 2018, duke mundur këngën e ‘Clean Bandit’ dhe Demi Lovatos, 'Solo', që është renditur e dyta si dhe hitet tjera të këngëtarëve të mëdhenj, si Drake, Ariana Grande, Rita Ora dhe Post Malone.

Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare, duke u paraqitur në festivale dhe emisione të ndryshme televizive si dhe duke u paraqitur në koncerte dhe ceremoni të ndryshme.

Po ashtu, ajo për herë të parë këtë vit ka marrë dy nominime për çmimin për të rëndësishëm muzikor, Grammy, ku padyshim se është kandidatja kryesore për ta fituar, edhe pse ka një konkurrencë të fortë.

Këngëtaret shqiptare si Dua, Rita Ora, Bebe Rexha, etj, dita ditës po dominojnë skenën botërore të muzikës, ku përveç famës, ato janë edhe si një ambasador i mirë për shtetin e Kosovës, të cilin ato asnjëherë nuk harrojnë ta potencojnë kudo që paraqiten./ZERI

Image