Dua Lipa në mesin e top pesë këngëtarëve të botës për vitin 2018

Showbiz December 13, 2018 - 21:20
Lexo detajet!

Viti 2018 për këgëtarën kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë më i suksesshmi në karrierë deri tash.

Pas hiteve të shumta e rekordeve me projektet e sjella më 2018, Dua Lipa është zgjedhur në top pesëshen e këngëtareve në botë, sipas top-listës prestigjioze amerikane “Billboard”, shkruan Koha.net, përcjell albinfo.ch

Taylor Swift, Cardi B, Camila Cabello e Ariana Grande janë këngëtaret e vetme para Dua Lipës në këtë listë

Dua Lipa po ashtu është zgjedhur në mesin e 20 këngëtarëve më të mirë në të gjitha kategoritë. Ajo në listën e top 100 artistëve është në pozitën e 19-të. Në këtë listë është edhe këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha që është në pozitën e 34-të.