Skerdi zbulon diçka të rëndësishme në lidhje me duetin me Nora Istrefin
Showbiz
December 13, 2018 - 09:53
Lajmet nga showbizi
Skerdi dhe Nora Istrefi kanë bashkuar idetë për një projekt muzikor.
Këngëtarët, Skerdi Ago dhe Nora Istrefi sot (e enjte) do ta publikojnë duetin e tyre, shkruan lajmi.net.
Kënga mban titullin ‘M’ke mungu’ dhe do të publikohet rreth orës 15:00 dhe vjen i realizuar edhe me videoklip.
Duke qenë se dyshja e kanë paralajmëruar këtë duet qysh herët, fansat mezi po presin publikimin ndërsa duke u bazuar në disa nga pamjet e publikuara dyshja duken me shumë stil.
Nora madje për këtë klip ka ndryshuar stilin e flokëve dhe duket akoma më e veçantë.