Kejsi Tola dhe Flori Mumajesi të dashuruar, publikohen pamjet që po bëjnë të gjithë të flasin

Showbiz December 11, 2018 - 19:33
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë me fitoren në "Kënga Magjike".

Por sot këngëtari e ktheu të gjithë vëmendjen tek jeta e tij personale me postimin e fundit në Instagram. Flori ka publikuar një foto nga momenti kur interpreton me Kejsi Tolën këngën "Më ke mua", dje tek "Post Kënga Magjike".

"Mërzitem edhe unë me ty ndonjëherë, më shumë për gjëra koti që nuk kanë vlerë. Por e gjej gjithmonë një motiv më fal të them, s’të gënjej dot përmendesh ti më njeh", shkruhet në foto, një frazë e shkëputur nga teksti i këngës së Kejsit.

Mirëpo dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin. Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike dhe kaq është dashur që sot të përflitet se ata janë në një lidhje.

Image