Sa para do t’i marrë Ceca për koncertin sot në Mitrovicë? Tregon këngëtarja

Showbiz December 08, 2018 - 11:22
Lajmet nga showbizi

Ditën e sotme, këngëtarja serbe, ish gruaja e kriminelit serb Tarkan do mbajë një koncert në Mitrovicën veriore, saktësisht në Ploce, në ora 12.

Kjo ka ngjallur menjëherë reagime të shumta të njerëzve, përfshirë edhe figurat e shtetit, por pavarësisht se është bërë thirrje t’i ndalohet hyrja, këngëtarja serbe nuk ka hequr dorë nga ky koncert.

Në një intervistë për Kurir.rs ajo ka folur se ky do jetë një koncert për t’i mbështetur njerëzit e tyre që janë në Kosovë, për t’i sjellur atyre paqe dhe hare.Gjithashtu është pyetur edhe rreth asaj se sa është paguar, dhe ajo ka treguar se nuk ka marrë para për këtë koncert.

“Me të vërtetë mendoni se kam kërkuar para për koncertin? Kjo është e pakuptimtë. Unë nuk dua të marr asnjë dinarë për atë koncert. Shkoj me zemër për të mbështetur njerëzit tanë që janë atje. Paratë nuk mund të zëvendësojnë gëzimin, lumturinë dhe buzëqeshjen e njerëzve që kanë nevojë këto momente”, u shpreh Ceca.