Haradinaj: Cecën e kam kqyrë prej thembrave deri te kryt

Showbiz December 07, 2018 - 18:51
Lajmet e fundit nga vendi

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, teksa ka folur për koncertin e paralajmëruar të artistes serbe të njohur si Ceca në Mitrovicë, ka treguar se e ka pëlqyer shumë dukjen e saj të jashtme, madje për këtë thotë se e ka xhelozuar edhe burrinë saj Arkanin.

“Valla unë Cecën qysh thotë populli e kam kqyr prej themrave deri në kry. Jo e kam kqyr, e mka ardh inati prej Arkanit a po e din”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL të T7.

Në debat bashkë me Haradinajn ka qenë edhe avokati, Tomë Gashi, i cili ka treguar se ka dëgjuar këngët e Cecës.

“Po more e kam dëgjuar. Ne veç ‘live’ s’kemi mundur ta shohim. Nëpër kafiteri në Pristhinë janë lëshu kangët e saj”, ka thënë Gashi në FRONTAL të T7.

Ky debat për Cecën po bëhet pas paralajmërimve se ajo do të mbaj nesër një koncert në veri të Mitrovicës, në shenjë proteste për taksën e vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve serbe.