E papritur: Këngëtarja e njohur përfshihet në konfliktin Majlinda - Majk

E papritur: Këngëtarja e njohur përfshihet në konfliktin Majlinda - Majk

Showbiz dhjetor 06, 2018 - 08:59
Lajmet nga showbizi

Ka qenë kryefjala e mediave ditën e sotme sherri mes Majkut dhe Majlinda Zekës. Gjithçka nisi pas komentit të reperit i cili shkruante se Majlinda nuk e lë të takojë djalin. Kjo e fundit i ktheu përgjigje me një status ku shkruante se për kërkesën e tij do përgjigjet drejtësia.

“Djalin tim nuk me le ta shoh nena e vete vetem sepse jemi ndare, ti s’mund ta dish cfare kam ne zemer e sa du ta kem afer”, ishte komenti i Majkut dje.

“U pergjigjje para komentuesve, po si do i pergjigjesh ndergjegjes tende ose kur djali te rritet e te pyet per te gjitha keto drama qe do mbesin deshmia me e mire ne internet? Ndoshta edhe atehere fajin do e adreson te une, por shpresoj qe te troket ndergjegjja nje dite e per hire te gjakut tend e asgje me shume, te mos i krijosh femiut tend pa rahati ne femijerine e tij”, shkruante ndër të tjera Majlinda.

Në postimin e saj ka komentuar edhe këngëtarja e njohur shqiptare Tringa Kay e cila i shkruan Majlindës të jetë e fortë.

“Sado e poshter tregohet jeta e shume e shume here na mbeshtet per muri kurre mos harro qe femija rritet vetem me eren e nenes. Jeto e forte sic ke jetuar deri tani e permbushja krejt normart Roanit se ate e fali Zoti engjell”, komenton Tringa.

Image