Reagon Majlinda Zeka pasi Majk tha se nuk po e lë ta sheh djalin

Showbiz December 04, 2018 - 23:14
Lajmet nga showbizi

Reperi Majk pak minuta më parë ka shpërthyer në rrjete sociale ndaj një komentuese e cila i kishte shkruar se dashurinë ai duhet ta filloj nga djali i tij, shkruan GazetaBlic.

E krejt kjo pasi Majk kishte publikuar disa pamje nga nisma “Ti barabartë unë”.

Ai është shprehur se është Majlinda ajo e cila nuk po e lejon ta shoh djalin e tij, pasi nuk po arrin ta kuptoj ndarjen, dhe se zemra i qan për ta parë dhe pasur afër Roanin.

E menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe Majlinda Zeka përmes një postimi të bërë në rrjete sociale.

Majlinda është shprehur se është vet Majk ai që nuk ka dashur ta shoh djalin, dhe se të gjitha shpenzimet deri tani për Roanin i ka mbuluar vetëm familja e Majlindës, ndërsa Majk nuk është përkujdesur aspak për të.

Image

Image