Këto janë këngët favorite në 'Kënga magjike'

Showbiz December 02, 2018 - 21:00
Lexo Detajet

Kënga Magjike është një nga festivalet më të mëdha dhe më të pëlqyera shqiptare.

Edhe këtë vit ky event që është me karakter garues ka mbledhur këngëtarët më në zë dhe më të mirë të estradës, shkruan Indeksonline.

Derisa kanë mbetur edhe disa ditë deri tek netët live, çdo të shtunë po bëhet përzgjedhja e artistëve që do synojnë çmimet.

Deri më tani si në asnjë edicion tjetër ka pasur këngë tendencioze dhe të punuara jashtëzakonisht mirë.

Janë baladat që edhe kësaj radhe po dominojnë dhe po pëlqehen nga audienca. Ndonëse është herët për të thënë emrin e fituesit, në bazë të komenteve dhe klikimeve në kanalin Youtube iu sjellim emrat e artistëve që shihen si pretendentë për t’u bërë pjesë e finales së madhe, pse jo edhe ndonjë fitues i mundshëm.

Ardit Cuni & Daniela Toci – QAJ

Flori Mumajesi – Plas

Kejsi Tola – Me ke mua

Ronela Hajati – Vuj

Krusita – Akull

Kanita – S’jemi ne

ROZANA RADI – KUR PERFUNDON NJE DASHURI SI KJO E JONA!

Fifi ft. Mc Kresha – Psikopatja jote

Klajdi Haruni – Nuk te dua dot me pak