Bebe Rexhes i realizohet ëndrra

Showbiz December 02, 2018 - 08:48
Lexo detajet

Bebe Rexha është njëra ndër këngëtaret shqiptare që po bën bujë në botë e qe po krahasohet me shumë ikona të muzikës për shkak të zërit që veçantë që ajo ka. Pikërisht zëri dhe paraqitjet e saj kanë bërë që ajo të ftohet për të performuar në “Victoria Secret Fashion Show”, gjë e cila ka qenë ëndërr e kamotshme e saj, shkruan “zëri.info”.

Se kjo gjë ka qenë ëndërr e saj e ka bërë të ditur vet Bebe Rexha në një postim në “Instgram”.

“Gjithmonë e kisha ëndërr të madhe të performoj në “Victoria’s Secret Fashion Show” dhe në fund po ndodh nesër!! Kështu që mos e humbisni!!! Më shikoni duke lëvizur trupin pa pushim në atë pistë”, ka shkruar ajo, duke ftuar ndjekësit që ta shikojnë atë. /ZËRI