Amarda Toska feston ditëlindjen, Ermali urim special

Amarda Toska feston ditëlindjen, Ermali urim special

Showbiz mars 05, 2015 - 17:07

Prezantuesja e njohur, Amarda Toska, sot feston 33-vjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta nga miqtë dhe të afërmit, Ami ka marrë shumë urime edhe nga bota virtuale.

Të shumtë kanë qenë adhuruesit që kanë uruar nga rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram. Kuptohet, është Ermali ai që i ka dhuruar një urim special bashkëshortes në këtë ditë të veçantë. Në një foto të Amit që ai ka postuar në Instagram, Ermali shkruan: “Ti solle pranverë në jetën time... Happy birthday për zemrën time!”.  

Pas një shkëputjeje televizive, pas lindjes së djalit, Amarda sapo ka mbyllur një sezon të suksesshëm televiziv me drejtimin e spektaklit “Dancing with the stars”, së bashku me Drini Zeqon në Vizion Plus, ndërkohë që është e angazhuar edhe me biznesin e saj “Ami Event”.

Image

Amarda Toska ka lindur në Tiranë, më 5 mars 1982, në një familje gjysmë tiranase dhe gjysmë korçare. Arsimin fillor e kreu në shkollën “Jeronim de Rada” në kryeqytet, ndërsa më vonë konkurroi në Shkollën e Baletit, në të cilën vazhdoi edhe studimet e mesme. Gjatë viteve të studimit për balet ka pasur eksperienca të shumta brenda dhe jashtë vendit si në Turqi, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni etj.

Pavarësisht se baleti ishte pasioni, për të cilin ajo investoi shumë vite nga karriera e saj, Ami zgjodhi që studimet e larta t’i ndiqte në një degë tjetër. Baleti në Shqipëri, sipas saj, nuk është një profesion që premton të ardhme, kështu që vendosi të ndryshonte rrugë dhe të studionte për Psikologji.

Image

Gjatë viteve të studimit ka pasur eksperienca të ndryshme televizive me grupe baleti, por edhe me prezantimet e programeve të ndryshme artistike. Në vitin 2001, Amarda bëhet pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, në televizionin Klan. Një vit më vonë u bë pjesë e prezantimit të show-t “Netë vere” në të njëjtin television.

Për disa muaj ka prezantuar një shorte të përjavshëm në Tv Klan gjatë verës së vitit 2003, por po ashtu ka qenë në krah të Silvana Braçes në Pallatin e Konkreseve duke drejtuar një konkurs të këngës popullore qytetare. Megjithatë, eksperienca më e gjatë si prezantuese është viti 2003, kur Ami u bë pjesë e prezantimit të spektaklit të humorit në “Portokalli”.

Në krah të Agron Llakajt, ajo qëndroi pothuaj për tri sezone. Disa vite më vonë, pasi u largua nga “Portokallia” për një ndryshim në jetën artistike, Ami u bë pjesë e një spektakli tjetër, së bashku me bashkëshortin Ermal Mamaqi, “Dancing with the Stars”, të cilin e ka prezantuar për tri sezone.

Në shtator të vitit 2013, Ami dhe Ermali janë bërë prindër të një djali, Joel.